TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në përgjimet e publikuara nga BILD, ish deputeti socialist (tani kandidat për Bashkinë e Leshës), Pjerin Ndreu diskuton me drejtorin e arsimit të Dibrës që t’i bëjë presion mësuesve për të votuar për socialistët ose përndryshe do të pushohen nga puna.
Ndreu i thotë Reçit të flasë me një drejtor shkolle, ta kërcënojë me pushim nga puna në rast se nuk deklaron hapur votën për Partinë Socialiste.
Por në një lidhje telefonike në emisionin Opinion, Ndreu ishte i paqartë në ato se çfarë deklaroi.
Ai tha se i kërkoi votën hapur drejtorit të shkollës sepse ai ishte kryetar i PS-së të atij rrethi. Por, nga biseda është e qartë se këtij personi po i bëhej presion si drejtor shkolle, duke u kërcënuar me vendin e punës dhe jo si një person i lidhur me Partinë Socialite.
Pjerin Ndreu: Reshat Elezi ka qenë kryetar i PS së rrethit, unë kam kërkuar që ai të votojë PS dhe kjo është krejt normale. Nuk i kam thënë për lista mësuesish. Unë i kam kërkuar si socialist. Nuk ia kisha telefonin, kisha numrin e Drejtorit të Arsimit. Ju më thoni mua që i kam bërë presion kryetarit të Partisë Socialiste”.
Gazetari: Ku do fluturonte kryetari i PS-së?
Pjerin Ndreu: Do ikte nga kryetari i Partisë Socialiste. Ia thash unë…
Gazmend Bardhi ka pohuar në emision, se është e ndaluar nga ligji, që drejtori i shkollës të jetë kryetar i një subjekti politik.