AKTUALITET, 15 Prill 2020, 16:15

Serbia shënon 99 viktima nga COVID-19, të infektuarit shkojnë në 4873

Serbia shënon 99 viktima nga COVID-19, të infektuarit shkojnë

Pesë viktima të reja nga COVID-19 janë shënuar në Serbi, duke e çuar numrin total në 99.

Vendi ballkanik sot ka vendosur një rekord sa i përket testimeve pasi në 24 orë ka testuar 2880 persona.

Nga këta 400 rezultuan pozitivë me COVID-19.

Serbia mbetet një nga vendet më të goditura në Ballkan nga COVID-19, me 4873 të infektuar në total.