AKTUALITET, 15 Prill 2020, 14:53

“Kufizimet deri më 3 maj”, një nga skenarët e diskutueshëm në Gjermani. Kur pritet të merret vendimi

“Kufizimet deri më 3 maj”, një nga skenarët e

Ndërsa Danimarka ka nisur sot rihapjen e shkollave fillore dhe të çerdheve, kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë bisedime me drejtuesit e 16 landeve lidhur me lehtesimin e kufizimeve.

Sipas mediave gjermane, qeveria federale në Berlin dëshiron që kufizimet në lëvizje të zgjasin së paku deri në 3 maj, megjithëse disa dyqane do të jenë në gjendje të rihapen sipas rregullave të rrepta nga 20 prilli.

Gjermania nuk është goditur aq keq sa vendet e tjera në Evropën Perëndimore, por gjithsesi shifrat nuk janë aq të mira.

Gjermania ka shënuar 3,254 vdekje të regjistruara nga instituti i shëndetit publik RKI, përfshirë 285 në 24 orët e fundit.

Zyrtarët thone se meqë Austria lejoi të hapen disa dyqane të martën dhe Gjermania mund të bëjë të njëjtën gjë. Gjithsesi, kjo pritet të dalë pas vendimit që do të merret në ketë takim.