TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 82-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjatë ditës së sotme, i cili ishte i infektuar me koronavirus.
I moshuari ishte sjellë nga Shkodra së fundmi në këtë spital dhe rezultonte pozitiv me koronavirus.
Megjithatë, edhe pse ishte me koronavirus, 82-vjeçari nuk është futur në listën e personave që kanë vdekur nga koronavirusi.
Ky është rasti i katërt nga Shkodra, i cili ka ndërruar jetë duke qenë i infektuar me koronavirus që shkak për vdekjen e tij nuk konsiderohet koronavirusi, por sëmundje të tjera.
Kështu për shembull, raportohet se krahas koronavirusit, 82-vjeçari ishte i sëmurë edhe me tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal.