TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fotografi i Associated Press u plagos nga të shtënat me armë jashtë Senatit të Haitit, nga një senator i cili qëlloi me një pistoletë gjatë një konfrontimi me protestuesit e opozitës.
Dieu-Nalio Chery u godit në nofull nga plumbat e shkrepur nga senatori Ralph Fethiere, mëngjesin e së hënës.
Chery trajtua dhe dhe më pas doli nga spitali Port-au-Prince dhe pritej që t’i nënshtrohej trajtimit të mëtejshëm gjatë kësaj jave për të hequr, plumbin nga nofulla e tij.
Një person tjetër jashtë Senatit gjithashtu mori plagë të rënda në stomak.
Incidenti ndodhi kur senatorët u mblodhën të hënën për të miratuar emërimin e Fritz William Michel si Kryeministër.
Disa qindra mbështetës të opozitës u përballën me senatorët e partisë në pushtet dhe Z. Fethiere nxori pistoletën kur protestuesit u sulën drejt tij.