AKTUALITET, 24 Shtator 2019, 14:05

“Do të kemi lajme të këqija për zyrtarët e korruptuar”, ambasada e SHBA-ve poston mesazhin e fortë

“Do të kemi lajme të këqija për zyrtarët e


Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar një mesazh mjaft të fortë për zyrtarët e korruptuar në vendin tonë.

“…jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq.

Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni. Mos u shkurajoni.

Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë.

Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju,” kjo ka qenë deklarata e bërë nga Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID/Albania, dhe i postuar në faqen e ambasadës amerikane në Tiranë.