AKTUALITET, 24 Shtator 2019, 14:24

FOTO+EMRI/ E rëndë në Britani, vritet me thikë adoleshenti shqiptar


Një i ri shqiptar me origjinë nga Kosova është viktima e radhës në valën e goditje me thikë që ka pllakosur Anglinë këto 18 muajt e fundit.

Elton Gashaj u godit për vdekje me thikë në zonën Salt Hill Park, Slough, Berkshire.

Sipas policisë kjo ngjarje e rëndë ndodhi pas një përplasje mes dy grupeve të përbërë nga të rinjtë nga ku humbi jetën 15 vjeçari shqiptar.

Vera Gashaj, nëna e të ndjerit, deklaroi se ajo e kishte paralajmëruar policinë se djali në të shkuar kishte qenë subjekt sulmesh, pasi ai kishte ndërtuar një shoqëri të papërshtatshme.

"Unë doja ta ndihmoja, ai ishte gjithçka për mua. Ishte djali im. Ishte një yll", u shpreh Gashaj e tronditur.

Dy djem të moshës 15 vjeç dhe një tjetër i moshës 17 vjeç janë ndaluar nga policia, si autorët e vrasjes.