TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emi-Li de Jager, vajza gjashtë vjeçare e garuesit në F1 për motorbarka, Uinand de Jager, u rrëmbye ditën e hënë rreth orës 7:40 të mëngjesit, nga në bandë, teksa ia morën vogëlushen nga duart nënës së saj, në Johanesburg të Afrikës së Jugut.
E ëma, Anxhelina, u dëmtua në shpatull teksa përpiqej ta ruante mes të bërtiturash, por katër burrat e morën vajzën e vogël, dhe më vogël, dhe më vonë kërkuan tek babai i saj plot 120 mijë euro përmes një telefonate.
Policia beson se ajo ishte vënë në shënjestër, duke marrë parasysh se babai i saj është një kampion në garat me motorbarka. Gjithsesi, vetëm në mëngjesin e sotëm, ajo është gjetur në një pyll pranë qytetit, ku është gjetur nga disa kalimtarë edhe e kanë shoqëruar drejt rajonit të policisë.