AKTUALITET, 3 Shtator 2019, 23:05

Akuza të rënda për legjendën e Gjermanisë, e denoncon e fejuara për pornografi të miturish

Akuza të rënda për legjendën e Gjermanisë, e denoncon e

Sipas asaj që raporton Bild, ish-futbollisti i Real Madrid, Kristof Metzelder, akuzohet për trafikimin pornografik të miturish. Duket se Metzelder e ka pësuar nga e fejuara e tij, pasi ishte kjo e fundit e cila informoi policinë.

Ish-mbrojtësi i kishte dërguar të fejuarës me shumë mundësi gabimisht, 15 foto pornografike të të miturve. Pasi mori njoftimin, policia ekzekutoi një mandat kontrolli dhe morën për verifikim kompjuterin dhe telefonin e Metzelder.

Nëse vërtetohen akuzat, atëherë ish-futbollisti mund ta pësoj rëndë pasi të tillë vepra janë rëndë të dënueshme. Në karrierën e tij, Metzelder përveç Realit është aktivizuar edhe më Borusian e Dortmundit e Shalken, ndërsa prej vitit 2001 deri në 2008 ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë.