AKTUALITET, 4 November 2026, 18:49

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë/ Makina përplas këmbësorin 74-vjeçar, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë/ Makina

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 74-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti drejtohej nga një 58-vjeçar me inicialet A. B., ndërsa këmbësori, A. Sh., banues në fshatin Levan, ka mbetur i lënduar.

Pas aksidentit, 74-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Nga testi i alkoolit të kryer ndaj tij ka rezultuar se 58-vjeçari nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

“Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit”, njofton policia.