TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një vizite në Pustec ku u takua me homologun maqedonas, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u pyet nga gazetarët për luftën kundër korrupsionit teksa iu soll në vëmendje rasti i prokurores speciale Katica Janeva, e cila përfundoi në pranga. Lleshaj tha se edhe në Shqipëri është nën hetim ish-prokurori Adriatik Llalla.
“Edhe në Shqipëri është në ndjekje ish-prokurori i Përgjithshëm. Nuk dua ta ngatërroj vizitën e Ministrit me çështjet politike”, tha Lleshaj.
Lidhur me një ndarje të mundshme të Shqipërisë dhe Maqeonisë së Veriut në procesin e integrimit europian, ministri Lleshaj u shpreh se kjo s’ka për të ndodhur.
“Detyrat e integrimit europian të Shqipërisë janë përmbushur më së miri dhe kjo është certifikuar nga KE që ka rekomanduar pa kushte fillimin negociatave dhe ne presim që në një kohë të shkurtër negociatat nuk hapen. Nuk ka vendim as për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut se merret në mes të tetorit. Muaji tetor ende nuk ka ardhur, jemi në fund të gushtit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në rrugë të padiskutueshme të integrimit, një rrugë që nuk mund të ndahet ashtu si rajoni nuk mund të ndahet”