TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për agjencinë e lajmeve gjermane (DPA) në prag të takimit të përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor me kancelaren Angela Merkel si dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Ai theksoi për median gjermane se nesër do t’i kërkohet Serbisë që të njohë pavarësinë e vendit pa asnjë kusht shtesë. “Serbia duhet të njohë shtetin e Kosovës, pa asnjë kusht”, ka shtuar ai.
Sipas DPA-së, Presidenti i Kosovës do të kërkojë nga Merkel dhe Macron, që t’ia bëjnë të qartë Aleksandër Vuçiçit këtë fakt dhe ta detyrojnë atë të ndërmarrë hapa konkretë për njohjen e pavarësisë. Agjencia Gjermane e Lajmeve pohon se në këtë samit pritet të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku synohet që të ketë një dinamikë të re në dialogun Kosovë-Serbi.
Presidenti Thaçi, sipas kësaj agjencie, thotë se është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Serbinë, por pa kushte. “Dialogu nuk duhet të kushtëzohet”, ka thënë ai, duke iu referuar kushtëzimeve të Beogradit.
Samiti i Berlinit po përcillet me interes të lartë nga të gjithë aktorët politikë. Në këtë takim do të shtrohen në tavolinë çështje të ndjeshme, kryesisht të atyre mes Serbisë dhe Kosovës.