AKTUALITET, 28 Prill 2019, 13:56

Memaliaj, 24 vjeçari kapet mat me 90 doza kanabisi

Memaliaj, 24 vjeçari kapet mat me 90 doza kanabisi


Një 24-vjeçar me iniciale D.M., ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e tij u gjetën 90 doza kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj.

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit nga ana e shërbimeve policore, si dhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D.M., 24 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Memaliaj, pasi:

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 90 doza me lëndë narkotike që dyshohet se do ti shpërndante në doza.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.