AKTUALITET, 28 Prill 2019, 13:44

Meta nga Katedralja “Ringjallja e Krishtit”: Pashkët janë shpresë për të ardhmen

Meta nga Katedralja “Ringjallja e Krishtit”: Pashkët janë


Presidenti Ilir Meta nga Katedralja “Ringjallja e Krishtit” ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë.

Presidenti është shprehur se Pashkët janë shpresë për një të ardhme më të mirë, janë simbol i luftës mbi të keqen.

"Me besimin në Zot dhe duke përqafuar gjithmonë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, por edhe kombëtare, me dashuri, harmoni të plotë, dialog, mirëkuptim, bashkëpunim e vëllazërim, secili prej nesh dhe shoqëria jonë në tërësi, mund të tejkalojë çdo sfidë, pavarësisht sakrificave, për të ecur e sigurt drejt së ardhmes më të mirë, në familjen europiane.

Dita e Ringjalljes së Krishtit gjithashtu na kujton nevojën për të forcuar jo vetëm harmoninë tonë të shkëlqyer ndërfetare, por edhe solidaritetin me njerëzit në nevojë, të sëmurët, të pamundurit, fëmijët e të moshuarit, që kanë aq shumë nevojë për përkujdesje e dashuri të përhershme.

Pashkët janë shpresë për një të ardhme më të mirë, janë simbol i luftës mbi të keqen”, u shpreh Meta në urimin e tij.