TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e së martës një nënoficer policie i identifikuar si Ndue Ndoji plagosi me armë zjarri shtetasin Ervin Muratin, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ku i fundit tentoi ta rrëmbente. Të gjithë personat e përfshirë në ngjarje janë studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë.
Sipas të dhënave më të fundit shkak për këtë ngjarje mësohet të jetë bërë një borxh i vjetër që vëllai i Ndojit u kishte personave që kërkuan ta rrëmbenin. 25-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa i plagosuri 27 vjeç, u transportua në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndue Ndoj, u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku mësohet se tashmë hetimin e çështjes e ka marrë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.