AKTUALITET, 11 Mars 2019, 18:09

Zyrtare: Vajza e Azem Hajdarit thyen vendimin e PD-së, nuk heq dorë nga mandati i deputetit

Zyrtare: Vajza e Azem Hajdarit thyen vendimin e PD-së, nuk heq dorë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, tha se do të vazhdojë të marrë pjesë në punimet e parlamentit, duke kundërshtuar vendimin e partisë së saj për të djegur mandatet parlamentare.

“Parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin, prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri e lartë që ndiej mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament është vendimi i duhur që i shërben të ardhmes së Shqipërisë”- tha Hajdari.