TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, shkruan se “ngecja” e Shqipërisë nuk vjen si pasojë e politikave anti-zgjerim të BE-së, por si pasojë e problemeve madhore, të krijuara në vend, nga Rilindja.
Në facebook, Shehu shkruan se Maqedonia Veriore mori rekomandim për hapje negociatash pa kushte, kurse Shqipëria nuk e mori pa kushte, për shkak të politikave të Rilindjes.
Postimi i plotë:
Pengesat per Shqiperine nuk paskan qene politikat antizgjeruese!
Dhenia e nje “Po” pa kushte per hapjen e negociatave ne tetor per Maqedonine e Veriut nga Bundestagu, tregon se ngecja e Shqiperise nuk vjen nga politika anti zgjerim te BE.
Ajo tregon qarte tashme se “ngecja” e vendit tone per disa vite rresht eshte pasoje e problemeve madhore te krijuara ne vend nga kjo Rilindje.
Kriminaliteti, institucionet e kapura, trafiqet, deformimi i votes, varferia e thelle, azilantet masive, administrata e politizuar e deri per kete vit te farsa e 30 Qershorit, jane shkaqet e brendeshme te bllokimit te procesit tone te integrimit.
Kesaj ju shtuan dhe politikat absurde Rajonale, sloganet pseudo nacionaliste te Rama-Thacit e deri te idete antikombetare e te rrezikeshme te tyre per ndryshimin e kufijeve.
Te gjitha keto u shpalosen edhe dje te dokumenti i Bundestagut, ndersa sot po ai institucion hodhi poshte cdo dyshim per qendrime antizgjerim ne parim.
Kjo gjendje e rrezikeshme mund te ndryshoje vecse duke ndryshuar realitetin tone.