TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat e huaja si “Daily Mail” apo “Mirror” përdorën fjalën “shokuese” për të përshkruar veshjen që këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, kishte zgjedhur, për të marrë pjesë në festën e “Vanity Fair”, pas ceremonisë së çmimeve “Oscar”.
[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/03/27823461_166341834010914_5992124679576354816_n.mp4"][/video]
Skandal ose jo, Bleona shfaqi me krenari linjat e saj, veçanërisht gjoksin i cili ishte lehtësisht i dallueshëm poshtë fustanit që shkëlqente. Dhe meqë jemi te fustani, me siguri doni të dini sesa ka shpenzuar Bleona Qereti për të. Zbuloi se fustani i thurur i gjithi me kristale, kushton plot 2000 dollarë.
Ndoshta mund t’ju duket shumë, por fustani i stiluar nga stilistja ukrainase, Elvira Gasanova, është i punuar me dorë dhe shkëlqen falë gurëve “Swarovski”, që mbulojnë çdo pjesë të tij. Ai është pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër 2019, që Gasanova paraqiti në Javën e Modës në Ukrainë.
Modelja që e veshi për ta prezantuar ishte bukuroshja Alina Baikova.
Nëse emri nuk ju kujton gjë, atëherë me siguri do ta njihni nga videoja e mëposhtme, e publikuar nga këngëtarja shqiptare Bleona Qereti për Vitin e Ri. Dyshja u shfaqën me rroba banjo në dëborë dhe kjo video bëri bujë në mediat shqiptare në fillim të janarit 2018.
https://www.instagram.com/p/BdXe7BsD4sF/?taken-by=bleona
Kështu, Bleona ishte e zgjedhura e markës së njohur ukrainase, për të reklamuar këtë krijim, dhe ku më mirë sesa në festën e “Oscar”, aty ku mblidhen figurat më të njohura të Hollivudit dhe modës. Ndoshta, ky fustan ka qenë vetë zgjedhja e këngëtares shqiptare, e cila ia arriti qëllimit, të bënte jehonë jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por edhe jashtë tyre.
[gallery ids="77958,77956,77955,77954,77957,77962,77960"]