LIFESTYLE, 6 Mars 2018, 10:34

20 vite martesë, ndahet nga bashkëshortja aktori i njohur shqiptar

20 vite martesë, ndahet nga bashkëshortja aktori i njohur shqiptar

Mediat botërore janë pushtuar dje nga lajmi i ndarjes nga bashkëshortja i aktorit shqiptar me famë botërore, Xhim Belushi.

Çifti i njohur i kanë dhënë fund martesës së tyre. Xhim Belushi dhe Jennifer Sloan pas 20 vitesh martesë kanë firmosur letrat e divorcit. Kjo është martesa më e gjatë që aktori ka pasur dhe të gjithë janë çuditur pasi ata gjithmonë transmetonin idenë e një çifti të lumtur.

Ky është divorci i tretë i 63-vjeçarit shqiptar. Martesa e tij e tretë është bekuar edhe me dy fëmijë, vajzën Jamision dhe djalin Jared.

Ndërkohë kujtojmë se Xhim ka qenë i martuar 8 vjet me Sandra Davenport me të cilën ka një djalë, Robertin.

Ndërsa martesa e tij e parë ishte me aktoren Marjorie Bansfiel. Kjo ishte dhe martesa e tij më e shkurtër pasi zgjati vetëm 2 vjet.

[gallery ids="77529,77531,77533,77528,77527,77530"]