LIFESTYLE, 6 Mars 2018, 16:58

Fallxhorja i parashikoi fatin Kate Middleton që kur ishte 13 vjeçe

Fallxhorja i parashikoi fatin Kate Middleton që kur ishte 13 vjeçe

Duket se Dukesha e Kembrixhit ishte e destinuar për një të ardhme në familjen mbretërore.

Disa imazhe të rralla të Kate në një shfaqje në shkollë, në moshën 13-vjeçare, tregojnë si një fallxhore pjesë e këtij subjekti artistik, bën një profeci dhe i thotë se, një ditë ajo do të martohet me një tregtar të pasur dhe të pashëm, me emrin William.

Kate shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, me lule në kokë dhe interpreton në mënyrë krejt të veçantë.

Fallxhorja i merr dorën dhe i thotë: “Shpejt do të takosh një mashkull të pashëm, një xhentëlmen të pasur”. “Është gjithçka që kam shpresuar. A do të bjerë ai në dashuri me mua?”, e pyet Kate. “Në të vërtetë po. Dhe do të martohet me ty”, konfirmon “fallxhorja”.

Gjithashtu zbulohet se, mashkulli me të cilin Kate u martua në shfaqje quhej William.

Shumë vite më vonë, Kate e takoi në realitet princin e saj sharmant dhe të pasur. Historia e tyre e dashurisë lulëzoi në Universitetin e St.Andrews, ndërsa më 29 prill të vitit 2011 ata u martuan në Westminster Abbey, me plot 26 milionë njerëz që e ndoqën nga afër këtë ceremoni martesore, ndërsa më shumë se 300 milionë individë të tjerë numërohen si audiencë në rang global.

https://www.youtube.com/watch?v=lUXaU5p4Ynk