TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari shqiptar Kelly u bë baba për herë të parë ditën e djeshme. Me bashkëshorten Enis Allmuça, çifti mirëpriti djalin e tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Liam.
Lajmin e gëzuar e dha vetë këngëtari përmes një postimi në “Facebook”. Në foton ku dora e tij bashkohet me atë të të birit, Kelly ka mbuluar fytyrën e të sapolindurit, ndërsa shkruan:
“Mirëserdhe në jetë Liam… Një emocion i papërshkruar të jesh prind. Falënderoj Zotin çdo ditë, që të kam ty dhe mamin në jetën time. Do të duam me gjithë forcën e shpirtit në çdo ditë të jetës tonë. Jetë të gjatë princi ynë”.
Kujtojmë se këngën “Kur ti buzëqesh”, që Kelly prezantoi në Këngën Magjike 2017, i dedikohej bashkëshortes së tij, Enisës. Në mes të urimeve të tij për të birin, këngëtari përmendi vitin e kaluar se ishte të dashuronte fort: “Aq sa dashuron babi, mamin”.
[gallery ids="77521,77519,77517"]