AKTUALITET, 17 Gusht 2019, 18:04

“Sa punëtorë u vranë?”, Rama kapet ngushtë nga pyetja dhe shmanget: Hajde ironi hajde

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto të kantierit të rrugës Shkodër – Velipojë, ku tregonte me krenari këtë investim.

Si çdo herë të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë komentuar, duke i drejtuar dhe pyetje Ramës. Sot një prje qytetarëve nisur dhe nga  vdekja e dy punëtorëve në Tiranë, i ka shkruar Ramës se sa punëtorë janë vrarë gjatë ndërtimit të rrugës.

Numri një i qeverisë ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjes drejtëpërdrejtë dhe shkruan se komenti i qytetarit është ironi.

Replikat në Facebook

REPLIKAT

Rama: Kjo i bie te jete ironi tani eee? Hajde ironi hajde, po si ka mundesi qe kur vriten dyzina njerezish se keputet ura ne Itali, nuk i thote kush qeverise pse i vrave? Po si ka mundesi qe kur vriten punetore ne kantieret e ndertimit ne Itali, cka eshte nje problem shume i madh ne ate vend, nuk i thote kush qeverise pse i vrave? Po si ka mundesi qe pa piken e zorit, gjeja me e lehte qe u vjen disave si puna jote, eshte te flasin keq a te tallen me çdo pune edhe kur s’eshte rasti fare fare? Nejse, vesi del me shpirtin dhe kush e ka kete ves, do ta mbarte sa te kete jete, keshtu qe duke te uruar mbaresi e jete te gjate, s’kam rruge tjeter vecse te bej megjithe shpirt ate qe mundem per kete vend, e te duroj me buzeqeshje e respekt, edhe ata si puna jote per sa kohe do te zgjase kjo puna ime? Perqafime e forca, vazhdo perqesh e jep mend per punen e te tjereve?