AKTUALITET, 17 Gusht 2019, 16:03

E rëndë në Vlorë, 45-vjeçari vetëdigjet na banesë

E rëndë në Vlorë, 45-vjeçari vetëdigjet na

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë, ku një 45-vjeçar është vetëdjegur në banesë.

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se shtetasi me inicialet A.J 45 vjeç dyshohet se vuante nga sëmundje të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 17.08.2019, rreth orës 03:30, në fshatin Fitore, Vlorë, shtetasi A.J, 45 vjeç, dyshohet se është vetëdjegur në banesë ku për pasojë ka humbur jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëdjegur.

45 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendorë dhe jetonte vetëm në banesë.

Grupi hetimorë po kryen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.