TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, hodhi akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, në lidhje me heshjen e tij pas vdekjes së dy punëtorëve pas rrëzimit të një skele pranë një pallati në rrugën "Faik Konica" në kryeqytet.
"U shtuan viktimat e pafajshme në listën tënde të mëkateve. Ti qe je shndërruar në zhurmues të ekraneve, sot ke mbi supe edhe dy viktima të tjera, dy djem nenash, që iu nderpre në mes, një jetë e pa jetuar. U prehshin në paqe shpirtrat e dy djemve te rinj, Zoti e ligji ndeshkoftë ata qe mendojnë nga mëngjesi në darke se si t'u pijnë gjakun e t'u hanë kockat ketyre qytetareve", shkruan Pampuri.
Mesazhi i Pampurit
Prape ti Erjon Veliaj...
U shtuan viktimat e pafajshme ne listen tende te mekateve.
Ti qe je shnderruar ne zhurmues te ekraneve, sot ke mbi supe edhe dy viktima te tjera, dy djem nenash, qe iu nderpre ne mes, nje jete e pa jetuar.
Nje jete e veshtire, fale se ciles u detyran te punojne sipas standarteve te mashtruesve si puna jote.
Po c'je ti mor cun, qe nuk ndalesh, qe nuk reflekton, qe nuk te vret ajo pak ndergjegje nese ke apo ke patur ndonjehere, si te ze gjumi me gjithe keto vjedhje e viktima, si del e u flet qytetareve te Tiranes, i sigurt se nuk te kane kuptuar.
Por mesa duket kur cdo turp e ke pertypur, e cdo norme e ke shkelur, nuk te ben me pershtypje asnje gje.
U prehshin ne paqe shpirtrat e dy djemve te rinj, Zoti e ligji ndeshkofte ata qe mendojne nga mengjesi ne darke se si tu pijne gjakun e t'i hane kockat ketyre qytetareve.