TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dhënë detaje sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, për fushatën e llogaridhënies para njerëzve në të cilën do të përfshihen të gjithë, nga kryeministri te ministrat, deputetet dhe vendorët në bashki, apo grupe këshilltarësh.
“Nga 1 maji-30 qershor, në procesin llogaridhënies në 12 qarqe do të përfshihen të gjithë, nga kryeministri te ministrat dhe deputetet. Kontrata e besimit e konkretizuar në marrëveshjen mes meje dhe cdo ministër ka synuar garantimin e bashkëpunimit mes palëve. Si do zhvillohet procesi i llogaridhënies, historia që jepet llogari vetëm kur ka zgjedhje i përket së shkuarës, kjo histori do ndryshojë dita ditës, për ne llogaridhënie publike është institucion. Në zgjedhjet lokale 2019 do kemi vetëm një koalicion, qytetarët, përballë politikanët që duan interesat e tyre. Përballë do kemi ata që e duan politikën si armë për të ruajtur privilegjet e tyre. Detyra jonë është sot që banorëve të cdo komuniteti, njerëzve ti japim mundësi për te qenë pjesë e analizës 6 mujore të qeverisjes sonë, por edhe asaj vendore. Publiku duhet të dijë cdo projekt, nga rrugët te shkollat, impiantet e me radhë., pjesë e këtij procesi duhet të jetë komunikimi publik i gjithckaje që bëjmë në këtë kohë që kemi përpara”- tha ai.