AKTUALITET, 28 Prill 2018, 11:21

“Gjërat nuk janë në rregull, kërcënohemi seriozisht nga…”, çfarë paralajmëron Rama

“Gjërat nuk janë në rregull, kërcënohemi

Kryeministri Edi Rama teksa ka marrë fjalën pas prezantimit të punës të ministrave në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ka deklaruar se sot qeveria e tij punon pa opozita, pa sfidën e saj në intelekt dhe këtë e ka quajtur një hata të madhe.

“Jo të gjitha gjërat nuk janë në rregull. Sikundër u nënvizua nga ministrat që bënë paraqitjen e punëve kemi bërë shumë, por nuk jetojmë në një guaskë të shkëputur nga realitet dhe jemi të kërcënuar seriozisht na rreziku që të perceptohemi si të tillë, njerëzit nuk hanë sofra, nuk e mbushin tavolinë e bukës me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese dhe në fund të muajit nuk llogarisin këto dhe rezultatet tonë por shohin ekonominë e tyre”- tha Rama.