TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia Italiane ka bere te mundur arrestimin e tre shtetasve shqiptar, te kosideruar si maja e nje rrjeti te gjere droge.
Në pranga përfunduan Admir (Aldo) Gjikhim, 48 vjeç, Gentiana Shoshari, 30 vjeçe dhe Ilir Satka, 28 vjeç të cilët kishin mbërritur në Rivierë me një vizë turistike në fund të së cilës, ktheheshin në vendin e tyre.
Të tre shtetasit banues në Berat. 30 vjeçarja Gentiana Shoshari ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master ne degen e infermierise por me siguri “pagat e pakenaqshme” e detyruan te zgjidhte nje “profesion” tjeter.
Hetimi filloi në verën e vitit 2017, kur shpërndarësit të gjithë shqiptarë, u zbuluan duke udhëtuar midis Riccione dhe Cattolica për të furnizuar konsumatorët. Të arrestuarit, sipas hetuesve, për të shitur drogë mbështeteshin tek ndjekësit që dorëzonin fizikisht dozat.
E veçanta ishte se, klientët, kontaktonin një numër telefoni në Shqipëri dhe, nga jashtë, shpërndarësi zbatonte urdhrat në territorin e Riminit. Gjatë hetimit, karabinierët kryen gjithashtu 4 arrestime në flagrancë ndërsa shpërndahej droga.
Të tre u arrestuan nga karabinierët e Stacionit Misano, gjatë kontrollit të shtëpive të shpërndarësve. Gjatë arrestimit u sekuestruan 30 gram kokainë.