AKTUALITET, 23 Tetor 2020, 10:20

Rruga e Kombit, Teliti: Rama po vjedh me skema korruptive

Rruga e Kombit, Teliti: Rama po vjedh me skema korruptive


Duket e pabesueshme, por kryeministri Edi Rama jo vetëm po krenohet me Rrugën e Kombit, të cilën dikur e quante Rruga e Askundit, por edhe po hiqet sikur e ka ndërtuar vetë. Ai postoi një video nga kjo rrugë.

Menjëherë reagoi drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti.

“Thesi i gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura të Edi Ramës qenka shpuar aq keq sa pagesën nga 5 deri 22.5 eurosh ER e shet që në pikë të mëngjesit si arritje të qeverisë”, shkruan Teliti në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Aq pak rrugë ka ndërtuar qeveria e Rilindjes sa sot ER është detyruar të prezantojë si punë të vetën rrugën e Kombit, një nga veprat më të mëdha të ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, meritë e padiskutueshme e qeverisë së demokratëve.

Thesi i gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura të Edi Ramës qënka shpuar aq keq sa pagesën nga 5 deri 22.5 eurosh ER e shet që në pikë të mëngjesit si arritje të qeverisë.

Fakt është që vetëm gjatë vitit të parë të operimit, trau në rrugën e Kombit ka mbledhur rreth 20 milion euro nga xhepat e shqiptarëve, ndërkohë që gjatë vitit aktual ka marrë 11 milionë euro subvencionim nga buxheti i shtetit për mungesë trafiku.

ER nuk po investon në rrugë. Ai vetëm po vjel para me skema korruptive nga rrugët që i gjeti të ndërtuara.

Qeveria e Partisë Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha do ta anullojë konçesionin e rrugës së Kombit dhe do të çlirojë shqiptarët nga të dy anët e kufirit nga kjo tarifë e padrejtë.