TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tropojës ka arrestuar 25-vjeçarin me iniciale K.B, pasi dyshohet shpërndante lëndë narkotike të llojit kanabis sativa nëpër qytet.
Ndërkohë në banesën e tij janë gjetur 184 gramë hashash dhe 80 fishekë.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet një sasi lënde lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa fishekë.
Vihet në pranga poseduesi i tyre. Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. B., banues në fshatin Cërnicë, Tropojë. Si rezultat i kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 184 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 80 fishekë.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 25 vjeç, banues në fshatin Cërnicë, Tropojë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.