AKTUALITET, 23 Tetor 2020, 09:51

“Neglizhenca ndaj koronavirusit ju kushton jetën”, mjekja: Kur duhet t’i drejtoheni spitalit

“Neglizhenca ndaj koronavirusit ju kushton jetën”, mjekja: Kur


Doktoresha Silva Bala i është drejtuar me një mesazh ndërgjegjësues qytetarëve.

Bala bën thirrje që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar koronavirusin.

Mjekja gjithashtu shpjegon se kur një pacient me COVID-19 duhet t’i drejtohet spitalit.

“Ju lutem bashkëqytetarë të mit tregoni kujdes për shëndetin tuaj sepse shëndeti është gjëja më e çmuar që ka njeriu.

Nëse ju drejtoheni tek mjeku i familjes, tek mjeku specialist dhe mjeku ju thotë se ju jeni për t’u trajtuar në spital mos e neglizhoni këtë rekomandim të mjekut.

Drejtohuni sa më parë qendrave spitalore në kohën që mjeku mendon se ju nuk mundet të vazhdoni më të mjekoheni në shtëpi. Në shtëpi mjekohet sëmundja e lehtë.

Mjeku kur mendon që sëmundja është e patrajtueshme në shtëpi, është e domosdoshme që trajtimi të bëhet në qendra spitalore, në trajtim të kontrolluar me ekzaminime të vazhdueshme të gjendjes suaj.

Neglizhenca më e vogël ju kushton jetë. Ju lutem, sa herë që të dilni nga shtëpia , mos e harroni maskën. Maskë është pjesë të trupit tuaj tashmë për t’ju mbrojtur nga ky virus i rrezikshëm”, tha Bala.