AKTUALITET, 23 Tetor 2020, 08:52

Gjermania nën “kthetrat” e koronavirusit, mbi dhjetë mijë raste ditore

Gjermania nën “kthetrat” e koronavirusit, mbi dhjetë


Gjermani ka raportuar mbi 10,000 raste me koronavirus, në ditën e dytë radhazi.

Kështu, totali i të infektuarve në vend shkon në 403,291, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive.

Një ditë më parë, Gjermania raportoi një rekord 11.827 rastesh të reja. Ndërsa, numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 49 në 9,954.

Numri total i të shëruarve në vend, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, është 306,100.