AKTUALITET, 23 Tetor 2020, 09:15

E trishtë! 21-vjeçari që humbi jetën nga koronavirusi kurohej në shtëpi

E trishtë! 21-vjeçari që humbi jetën nga koronavirusi


Ledian Ceka banues në lagjen “Skënderbe” në Elbasan, është 21-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme humbi jetën nga COVID-19.

21 vjeçari pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe është vendosur menjëherë në intubim. Por pavarësisht përpjekjeve i riu nuk mundi ta fitojë betejën me koronavirusin.

Po ashtu ai vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, konkretisht nga sëmundja e mushkërive.

"Abc News" raporton se mbrëmjen e djeshme 21-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa edhe pse ishte me sëmundje bashkëshoqëruese, ai u mjekua në shtëpi.