AKTUALITET, 23 Janar 2019, 14:53

Rrokaj: Rama pengon funksionimin e universitetit

Rrokaj: Rama pengon funksionimin e universitetit

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 është shprehur se qeveria është pengesë për funksionimin e universitetit. Rrokaj tha se Rama nuk po i jep përgjigjen e saktë studenteve për atë që kërkojnë.

“Mbase mund ta them që ai që po e pengon funksionimin e universitetit është kryeministri. Nuk po i jep përgjigjen e pastër dhe saktë për atë që kërkojnë.

Pakti për Universitetit ka shumë demagogji, por nuk zgjidhen pesë gjëra kryesore. Por jo të kalojë fonde që janë zero në buxhetin e shtetit. Me sa kohë që jeton në Shqipëri, ministrja aktuale, por nëse do të shikoni kriteret e punës në shumë institucione, kërkohet edhe masteri. Masteri në Shqipëri nuk është se krijon një shkëputje.

Masteri është një kurrikul e plotë shkëmbimi universitar. Mund të pranojnë edhe me Bachelor, por në kushtet e konkurrencës merren ata persona që kanë një diplomë masteri. Masteri nuk është i panevojshëm për një çështje pune. Çmimet dhe tarifat e masterit janë të përballuara për familjet shqiptare, të cilat janë të pamundura me rrogat minimale që ekzistojnë sot.

Detyra e opozitës është rikthejë bësimin. Të gjitha këto gjëra thuhen në këtë libër dhe thonë që problematika e përballjes së universiteteve sillet rreth autonomisë”, u shpreh Rrokaj.