AKTUALITET, 23 Janar 2019, 14:09

Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e Devi Kasmit

Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e Devi Kasmit

Prokuroria për Krimet e Rënda përfundon hetimet për vrasjen e Devi Kasmit, në 29 janar të vitit të shkuar në Tiranë.

Për këtë ngjarje janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal shtetasit Aurel ndryshe Altin Hoxhallari, Efthimio Efthimiu, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini. Hetimet për këtë dosje janë ndjekur nga prokurori Besnik Muçi.

Sipas prokurorisë, në formën e grupit të strukturuar kriminal ata kanë planifikuar prej disa muajsh vrasjen e Devi Kasmit, para se ta ekzekutonin pranë banesës së tij, pranë spitalit pediatrik në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se ekzekutori grek Efthimio Efthimiu është sjellë në Shqipëri për të kryer këtë atentat nga Aurel Hoxhallari.

Organi i akuzës ka dërguar dosjen në gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila pritet të caktojë trupin gjykues dhe datën e seancës.