TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Merkatoja e janarit ka hyrë në ditët e saj të fundit dhe skuadrat kanë nisur të përgatisin goditjet e fundit në këtë merkato dimri. Megjithëse zakonisht ka pasur shumë lëvizje të bujshme, këtë janar duket se kanë qenë më të qeta skuadrat, por deri në fund pritet të ketë surpriza.
Kështu, Real Madridi ka nisur të mendojë seriozisht për shërbimet e Paolo Dibalës. Paraqitjet me fanellën bardhezi dhe vlerat që tashmë dihen, kanë bërë për vete drejtuesit e Realit që e shohin si lojtarin ideal për të nxjerrë ‘Los Blancos’ nga kriza që i ka kapluar. Ata po përgatisin një ofertë të majme për të bindur Juventusin për shërbimet e tij.
Kështu, në drejtim të Dibalës mund të mbërrijë një ofertë diku te 105 milionë euro, operacion ky që mund të mbyllet vetëm në merkaton e verës. Megjithatë, sërish si operacion ka vështirësitë e veta duke qenë se për Dibalën ka shumë interesime edhe nga Italia e Anglia, pasi Interi e sheh si pasuesin e Ikardit ndërsa Guardiola e do te Siti.