TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona u vrānë me armë zjarri gjatë natës në ditën e tretë të protestave që shpërthyen pas plagosjes nga policia të një afrikano-amerikani të dielën, sipas burimeve nga forcat e rendit, në qytetin Kenosha të shtetit amerikan Uiskansin.
Të shtënat erdhën gjatë një konfrontimi midis protestuesve dhe disa kalimtarëve jo larg nga gjykata e qytetit, ku protestuesit ishin përleshur me policinë për disa orë derisa ishin detyruar të largoheshin.
Protestat e dhunshme të së martës erdhën disa orë pasi babai i 29-vjeçarit Jacob Blake, afrikano-amerikani që u plagos të dielën, tha se djali i tij është paralizuar nga mesi e poshtë.
Deri tani policia nuk ka publikuar asnjë informacion në lidhje me ngjarjet që çuan në konfrontimin e së dielës.