AKTUALITET, 7 Qershor 2020, 13:47

Shoqatat civile dhe të gazetarëve reagojnë pas opinionit të Komisionit të Venecias për paketën antishpifje

Shoqatat civile dhe të gazetarëve reagojnë pas opinionit të


Një grup organizatash të shoqërisë civile përshëndesin opinionin e Komisionit të Venecias për qëndrimin që mbajtën ndaj Paketës antishpifje.

Deklarata 

Një grup organizatash të shoqërisë civile të renditura në fund të kësaj deklarate dëshirojnë të përshëndesin opinionin e ekspertëve të Komisionit Europian për Demokraci Përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) dhe të falënderojnë ekspertët e Komisionit për analizën e thellë që i bënë propozimeve shumë shqetësuese të Këshillit të Ministrave në të ashtuquajturën Paketë Antishpifje.

Organizatat vërejnë se të gjitha shqetësimet e ngritura prej nesh që nga dhjetori i vitit 2018 kur drafti i parë u propozua nga Këshilli i Ministrave e deri më 19 dhjetor 2019, kur ndryshimet në ligje u miratuan në Kuvendin e Shqipërisë, janë konfirmuar si shqetësime madhore për lirinë e shprehjes, për demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës nga Opinioni i Venecias.

Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama si nismëtar i këtij ligji dhe maxhorancës parlamentare të pranojnë opinionin e Venecias si përfundimtar e shterues dhe rrjedhimisht, të tërheqin ligjin në fjalë.

Siç theksohet në opinionin e Venecias “…mjetet ligjore të futura në amendimet e ligjit mund të bëjnë më shumë dëm se sa mirë në drejtim të lirisë së shprehjes në Shqipëri.’

Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe maxhorancës socialiste të shfrytëzojnë këtë mundësi për të demonstruar se janë të gatshëm të reflektojnë publikisht mbi konceptet dhe praktikat e tyre të gabuara mbi lirinë e shprehjes.

Organizatat falënderojnë qytetarët e shumtë që mbështetën përpjekjen tonë 18 mujore në mbrojtje të lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Lista e organizatave

BIRN Albania

Civil Rights Defenders

Citizens Channel

Faktoje

Grupi Shqiptar per te drejtat e njeriut

Instituti Shqiptar i Medias

Këshilli Shqiptar i Medias

Komiteti shqiptar i Helsinkit

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Neë Media Netëork

Qendra Res Publica

Qendra Shqiptare MediaLook

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Shoqata e Gazetarëve Europianë të Shqipërisë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë