AKTUALITET, 8 Qershor 2020, 16:30

Rritet në mbi dy milionë numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA

Rritet në mbi dy milionë numri i të infektuarve me koronavirus

Mbi dy milionë amerikanë rezultojnë tashmë që të jenë infektuar me koronavirusin.

Në bazë të dhënave të pasqyruara në worldometers, Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërojnë deri më tani 2,008,791 persona të infektuar me koronavirus. Nga ana tjetër, deri më tani, betejën me Covid-19 e kanë humbur 112,506 persona.

SHBA vijon të jetë shteti më i prekur në botë nga pandemia dhe ndiqet nga Brazili që deri më tani numëron 691,962 të infektuar dhe 37,312 viktima dhe Rusia me 476,658 persona të infektuar dhe 5,971 viktima.

Pavarësisht shifrave të larta, kurba e epidemisë në SHBA është drejt sheshimit ndërsa situata më kritike paraqitet në Amerikën Latine.