AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 10:09

Protesta e studentëve, reagon ambasadori i OSBE-së, Borchardt

Protesta e studentëve, reagon ambasadori i OSBE-së, Borchardt

Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Borchardt ka theksuar sot se është në mbështetje të protestës së studentëve, për sa kohe që ajo është paqësore.

Deklaratën Ambasadori Borchardt e ka bërë sot nga Shkodra, ku OSBE dhe Universiteti i Arteve hapen në hollin e bashkisë së Shkodrës, ekspozitën “Krimi mjedisor”.

“Unë e mbështes protestën për sa kohë është paqësore”- tha ambasadori, ndërsa u shpreh se është në mbështetje edhe të dialogut.

Ekspozita-konkurs me punime të studentëve të Universitetit të Arteve u hap fillimisht në Tiranë, në qershor të këtij viti, ndërsa në tetor-nëntor udhëtoi në Korçë.

Të pranishëm në çeljen e ekspozitës, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 dhjetor, ishte edhe Kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt.

Ambasadori Borchardt u shpreh se krimi mjedisor është një shqetësim për Shqipërinë pavarësisht reformave që janë bërë. Janë vetëm 32 raste që kanë shkuar në gjykatë.