AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 08:30

‘’Kërkove vaska dhe shoferë”, Muka përplaset me Vasilin: Të erdhi sms-ja nga Rama?

‘’Kërkove vaska dhe shoferë”, Muka përplaset me

Ish-zv/ministri i Arsimit Taulant Muka gjatë gjithë ditës së djeshme është shprehur se mikrofoni në protestën e studentëve i është hequr nga të rinjtë e LRI-së dhe FRPD-së.

Muka ka pasur një përplasje dhe me aktorin Laert Vasili, të cilin e akuzon se flet me gjuhën e kryeministrit Rama.

Pjesë nga biseda:

Muka: Sot më hoqën mikrofonin. Shyqyr Zotit interneti. Janë ata të LSI-së, nja dy tre. Zotëria më thotë pse ke ardhur këtu për t’u vënë zv/ministër. Më është vënë LSI-ja pse i nxora plagjiaturën Monikës. Vajti tek teatri, ishte kundër dhe më pas flirtoi me ministren. Këta njerëz pa integritet.

Vasili: Kur flet me mua kujdes se ke 600 mijë shqiptarë. Unë nuk hyra në zyrë dhe kërkova vaska dhe shoferë.

Muka: Të erdhi edhe kjo me mesazh nga kryeministri?

Vasili: Ti ke punuar me të.

Muka: Po flet në gjuhën e tij.