TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Etrit Berisha ka fituar sot derbin e portierëve shqiptarë në Serinë A, pasi Atalanta e tij ka mundur 1-0 Lacion e Thomas Strakoshës në duelin e luajtur në Bergamo. Skuadra zikaltër, ku Gjimshiti u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë, ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme të cilat e shohin atë të bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e grupit të skuadrave që luftojnë për Europën.
Ndeshja filloi me golin e shpejtë të Atalantës, pasi Duvan Zapata dërgoi topin në rrjetë që në minutën e dytë, pasi një pasigurie të Radu i cili e la të vetëm para Strakoshës që nuk kishte se çfarë të bënte. Nga ai moment, Atalanta luajti më e kujdesshme për të mos pësuar dhe i la iniciativën Lacios.
Kjo detyroi Berishën të bënte disa grushtime e ndërhyrje për të mbajtur rrjetën të paprekur nga gjuajtjet e lojtarëve si Imobile apo Milinkoviç-Saviç. Portieri në fakt u mposht në minutën e 92-të, kur Açerbi me kokë dërgoi topin në rrjetë për të barazuar shifrat. Por pas konsultimit të VAR, u pa që pozicioni i mbrojtësit të Lacios kishte qenë i parregullt dhe goli u anulua, ndërsa minutat e mbetura nuk sollën asgjë të re për të dy ekipet.
Fitorja ngjit Atalantën në vendin e 6-të në renditje me 24 pikë, një më pak se Lacio e vendit të 5-të dhe dy më pak se Milani që gjendjet në vendim e katërt por ka luajtur një ndeshje më pak.