TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumë trajnerë të skuadrave më të mëdha europiane, e kanë të paqartë të ardhmen e tyre dhe shkak për këtë janë rezultatet e dobëta. Lopetegui, Murinjo e Kovaç pritet që nga java në javë të shkarkohen nga skuadrat e tyre respektove, por problem mbetet edhe pasuesi.
Real Madridi duket se varet shumë nga Mançester Junajtid duke qenë se mediat spanjolle po flasin për një rikthim të bujshëm. Drejtuesit e Realit, po presin që të shkarkohet Zhoze Murinjo nga drejtimi i Mançesterit, në mënyrë që të emërohet në krye të madrilenëve. Deri atë kohë, Lopetegui do të vazhdojë të qëndrojë si trajner i Realit.
Nga ana tjetër, Mançester Junajtid po heziton të shkarkojë Murinjon pasi njihet tipi i tij dhe për momentin, është e vështirë të gjendet një trajner tjetër. Zinedin Zidan është emri i mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës, por problem për shkarkimin e Murinjos mbetet klauzola dhe shumë që klubi duhet t’i paguajë trajnerit, si edhe rezultatet e fundit nuk kanë qenë zhgënjyese.