AKTUALITET, 20 Maj 2018, 17:47

Rreth 20 mijë qytetarë presin Erdoganin në Sarajevë, mes tyre me flamuj shqiptarë

Rreth 20 mijë turq nga Evropa u mblodhën para dhe në sallën “Juan Antonio Samaranch – Zetra” në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, ku pritën ardhjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA). Erdogan sot mbërriti për një vizitë pune në BeH ndërsa është planifikuar edhe një adresim i tij në sallën ”Juan Antonio Samaranch-Zetra” ku do të mbahet Kongresi i gjashtë i Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD). Nga fotot e publikuara nga mediat turke bien ne sy edhe flamujt shqiptare. turqi1

Presidenti i Turqisë, deklaroi se FETO i ka futur krahët në çdo fushë të shoqërisë dhe po përpiqet ta vazhdojë praninë si një oktapod.

“FETO i ka futur krahët në çdo fushë të shoqërisë dhe po përpiqet që ta vazhdojë praninë si një oktapod. Lufta në këtë fushë kërkon një përpjekje të madhe. Presim që edhe strukturimi i FETO-s në Bosnjë e Hercegovinë të përfundojë në një kohë të shkurtër me përpjekje të përbashkëta. Jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi në këtë çështje”, tha Erdogan.

Presidenti turk u takua me kryesuesin e presidencës së BeH-së, Bakir Izetbetgoviç dhe gjatë ditës nderohet me doktoratë nderi nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës (IUS). Së bashku me Erdoğan-in, në delegacionin e tij të numërt, ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, e cila do të hapë Klinikën për Hematologji në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës (KCUS)