AKTUALITET, 20 Maj 2018, 17:19

Video/ Si po e braktis Erion Veliaj periferinë e Tiranës

Video/ Si po e braktis Erion Veliaj periferinë e Tiranës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bën thjeshtë propagandë në ekranet televizive, por periferinë e kryeqytetit e ka lënë pas dore.

Zhupa sjell në vëmendje rastin e fshatrave të Baldushkut, të cilat vuajnë për një urë të thjeshtë, në mungesë të së cilës fëmijët e zonës rrezikojnë çdo ditë kur shkojnë në shkollë.

“Kësaj radhe gjendemi në Baldushk, njësi administrative e Tiranes me 14 fshatra dhe rreth 5300 banor. Zone e cila është perdor shpesh nga Veliaj për të bëre propagandën e investimeve sidomos me tregun e gjelave të detit por investimet reale në sherbim të njerezve mungojnë.

Konkretisht po ju sjell pamjet e ures që lidh zonën Kocaj dhe Veskie që janë fshatra të Baldushkut. Ajo është me gjendje të shkatërruar dhe një rrezik për jetën e banorëve që e kalojnë cdo ditë. Kjo urë është e vetmja mundësi që kanë fëmijet për të shkuar në shkollë dhe banorët për të lëvizur nga zona. (Pamjet në video)

Për me tepër ka qenë një nga premtimet elektorale të Veliaj ( në video) sepse është shumë e ndjeshme për banorët si investim. Por asgjë nuk ka ndryshuar në keto vite, thjesht gjendja e urës ka ardhur duke u amortizuar dhe duke u rritur rreziku për ata që janë të detyruar të ecin siper saj. I bëj thirrje bashkisë që të reagojë dhe të ndërtojë urën e premtuar për banorët dhe të bëj shoun e zakonshëm televiziv”, shkruan zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/2014187648652631/UzpfSTEwMDAwMDUwMzE1MTEyOToyMzE3NzQ0MTcxNTg1NjY1/