AKTUALITET, 20 Maj 2018, 13:14

I mori rrjedha e lumit në “Shpellën e Pëllumbasit”, zbardhet dëshmia e të riut në polici: Nuk e shpëtova dot shokun

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku dy turistë ranë në humnrerë, ku njëri prej tyre është ende në kërkim, ndërsa shoku i tij mundi të shpëtoj, zbardhen detaje te reja.

Fabio Dukagjini, i cili u shpetua nga policia ka dhënë dëshminë e tij para uniformave blu.

Sipas News 24, në dëshminë e tij në policia ai ka thënë se nuk e ka shpëtuar dot shokun e tij, edhe pse është munduar.

fabio

Ai shton më tej se të dy ishin hedhur në lumë për tu larë, por Xhorxho Seferin e ka marrë rrjedha e lumit.

FOTO/ Kush janë dy të rinjtë që ranë tek “Shpella e Pëllumbasit”, policia vijon kërkimet për njërin prej tyre

Dy të rinj që ishin pjesë një grupi turistësh ranë paraditen e djeshme në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, ndërsa njëri prej tyre vijon të jetë i zhdukur dhe polumbarët vijojnë kërkimet.

Mëson se të rinjtë që ranë në humnerë janë 21 vjeçari Fabio Dukagjini, i cili u shpëtua dje dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore si dhe 22 vjeçari tjetër Xhorxho Seferi që vazhdon të jetë i zhdukur.

“Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore. Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S”, deklaroi polcia ditën.

xhorxho

Por ende dhe sot po vijojnë kërkimet për  Xhorxho Seferin të riun, që ra në humnerë.