AKTUALITET, 20 Maj 2018, 16:52

Mesfushori i Kombëtares në festë, shpallet kampion së bashku me ish-trajnerin e Partizanit

Mesfushori i Kombëtares në festë, shpallet kampion së bashku

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani është shpallur kampion ditën e sotme me skuadrën e Veljes në Divizionin e parë në Danimarkë.

22-vjeçari nga Ferizaj u afrua në skuadër nga ish-trajneri i Partizanit, Andrea Sormani, i cili e mori lojtarin shqiptar te skuadra e tij, ku të dy së bashku, ishin protagonistët e ngjitjes së skuadrës në Superligë dhe fitimin e titullit kampion.

Fitorja në sfidën e sotme ndaj Thisted me rezultatin 0-2, i siguroi vendin e parë Veljes e cila në 33 ndeshje siguroi 65 pikë.

Me paraqitjen e bërë këtë sezon te skuadra daneze, shanset janë të mëdha që mesfushori Ramadani sezonin e ardhshëm të lëvizë të një klub më i mirë.