TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një djalë i ri e ka pësuar keq ditën e djeshme, pasi edhe pse me masë sigurie arrest shtëpie, ka marrë makinën dhe për fatin e tij jo të mirë ka shkaktuar aksident, duke i rënduar kështu pozitat e tij në raport me ligjin.
Sipas njoftimin për media të policisë Shkodër, më datë 19.05.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.N., vjeç 25, banues në fshatin Golem, me masë sigurie “Arrest shtëpie”, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Urës së Bunës, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, këmbësoren K.V., vjeçe 62, banuese në fshatin Selcë, Malësi e Madhe.
E aksidentuara sipas bluve, u dergua në spital nën kujdesin e mjekëve.
Përvec akuzës për të cilën ndodhej në arrest shtëpie, atij i janë shtuar edhe akuzat sipas neneve 323, 290 e 273 të Kodit Penal, largim nga vendi i aksidentit, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimi i të burgosuruit nga vendi i qëndrimit.