TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 38-vjeçar u dënua me një vit burgim, pasi kishte shpërthyer në rrethinën e Lozanës midis viteve 2015 dhe 2016 “Pampers”. Kështu policia e quajti gjuetinë pas një devijuesi seksual që mbante pelena. Kjo pengesë në jetën seksuale nuk është kriminale, por Louisi 38-vjeçar kishte shkaktuar panik në rrethinën e Lozanës mes viteve 2015-2016. Ai ishte trajner i ri i futbollit dhe po punonte pranë fushave sportive, duke u kërkuar vajzave dhe djemve të moshës rreth dhjetëvjeçare për ta ndihmuar në ndërrimin e pelenave të tij. Rreth njëzet fëmijë menjëherë kanë ikur, por të tjerët janë ballafaquar me kërkesën e çuditshme të trajnerit.
Louisi të mërkurën është shfaqur në Vevey. Që nga arrestimi i tij dhe pas një periudhe në paraburgim, ai ka ndjekur një psikoterapi dhe jeton me një grua, nënë e një fëmije të vogël. Asaj nuk i kishte treguar gjëra të tjera, për të cilat ai ishte akuzuar, duke përfshirë fotot seksuale të fëmijëve që i posedonte, vizitat nëpër faqet e specializuara të internetit apo ndërhyrjet e tij në dushet e futbollistëve të rinj, të cilët ai i ushtronte.
Ai gjithashtu nuk i kishte treguar edhe lidhjen e tij pothuajse dashurie me vajzën e tij të adaptuar. “Më vjen turp. Unë nuk jam krenar për këtë veprim. Ishte një çast i çoroditur, i mjerueshëm. Nuk është e lehtë për të folur”, ka thënë ai, shkruan “20 Minutes. “Nuk duhej ta bëja kurrsesi”, ka thënë i pandehuri.
“Këtu nuk shoh ndonjë ndërgjegjësim”, është përgjigjur prokurori, Hervé Nicod. Duke iu referuar një rreziku të lartë të ripërsëritjes së fyerjes, ai kërkoi katër vjet burgim dhe një ndalim për të punuar me të rinjtë për pesë vjet, përcjell albinfo.ch.
“Ai nuk është i etur për marrëdhënie intime”, ka cekur në perspektivë avokati mbrojtës, z. Astyanax Peca, për të cilin rastet me pelenat nuk kanë vlerë për ta burgosur.
Në fund gjykatësit vendosën: Lousi është dënuar me 30 muaj burgim, 12 prej të cilave pas hekurave, atij i ështëndaluar të stërvitë të rinjtë për dhjetë vjet dhe do t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor. Ai gjithashtu do të duhet t’u paguajë 18.000 franga tre paditësve si dhe afro 70.000 të tjera shpenzime.