TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në periferi të Parisit. Siç raporton televizioni francez BFM TV, para se të qëllohej nga policia, agresori ka bërtitur “Allahu Ekber”.
Nuk ka ende asnjë konfirmim të mënjehershëm zyrtar për sulmin e ndodhur paraditen e së enjtes, por policia shkroi në Twitter se një operacion po zhvillohej në Trappes.
Televizioni francez BFM raportoi se autori i sulmit ishte strehuar në një shtëpi para se të qëllohej nga policia.
Një burim policor tha se shkaqet e sulmit dhe profili i autorit janë nën hetim.
Trappes është një rrethinë relativisht e varfër e vendosur në një zonë përgjithësisht të pasur në perëndim të Parisit.