TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Venezuela rrezikon të përballet me një krizë refugjatësh të ngjashme me atë të vitit 2015 në Mesdhe. Alarmi vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Vendet fqinje me Venezuelën po përpiqen të frenojnë fluksin gjithnjë e në rritje të njerëzve që i largohen krizës ekonomike. Mbi 2 milionë venezuelianë janë larguar nga vendi i tyre që prej vitit 2014 për shkak të situatës së rëndë.
Mbi 2 mijë e 500 vetë kaluan kufirin për në Peru ditën e premte dhe mijëra të tjerë po përpiqen të arrijnë pika të tjera të kalimit, ku në javët e fundit fluksi ka arritur rreth 3 mijë vetë në ditë. Aktualisht në Peru ndodhen 400 mijë emigrantë venezuelianë, shumica e të cilëve mbërritën në vend vitin e kaluar.
Ligjet e reja u kërkojnë atyre të jenë të pajisur me pasaporta të vlefshme, pasi deri më tani u është lejuar të hyjnë në vend vetëm me kartat e identitetit.
Venezuela është në kaos total pas vendimit të Presidentit Nicolas Maduro për rinovuar monedhën vendase. Plani i Maduros synon të frenojë inflacionin ekstrem në Venezuelë, por masat e ashpra prodhuan një krizë të vërtetë emigracioni, e përhapur në të gjithë kontinentin amerikano-jugor.